Formula 1 mirëpret Kubicën; polaku te skuadra Uilliams si kolaudator

Botërori i Formula 1 i uron mirëseardhjen Robert Kubicës. Piloti polak do të jetë pjesë e skuadrës së Uilliams gjatë këtij viti dhe do të jetë në rolin e kolaudatorit dhe pilotit rezervë të saj, ndrkohë që ata zqë do të garojnë në ndalesat e këtij kampionati janë pikërisht Stroll dhe Sirotkin

‘ M’u desh shumë punë për të arritur aty ku jam tani, tani dua të falenderoj Uilliams për rastin dhe besimin që më dha-tha Kubica-mezi po pres të nis punën për zhvillimin e makinës FW41. Por, objektivi im vazhdon të jetë garimi në Botërorin e  Formula 1’

Kubica, që ka Rosberg si menaxherin e tij, në të vërtetë fillimisht u mendua të ishte një prej pilotëve kryesorë të Uilliams, por drejtuesit e kësaj skuadre në fund vendosën që të besonin te Sirotkin.

sfidanti.al