Simon Bajls shokon gjimnastikën amerikane me rrëfimin e saj. 20 vjecarja, fituese e 4 medaljeve të arta në lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros ka denoncuar ish mjekun e skuadrës së SHBA, Lerri Nassar, për abuzime dhe këtë e bëri duke përdorur rrjetet sociale.
‘Edhe unë jam një ndër personat e abuzuar nga Larry Nassar-shkruan Bajls-Ju lutem më besoni, për mua është shumë e vështirë që të flas e të shkruaj për këto gjëra.Arsyet që nuk e kam treguar këtë histori kanë qenë të shumta, por tani e di që nuk është faji im’.
Gjatë kësaj jave në një gjykatë të Michiganit janë 7 raste të abuzimit me Nassar që rrezikon dënimin me burg të përjetshëm. ish mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikes,ka qenë dënuar edhe më parë për zotërim të materialeve pedopornografike
‘Për shumë kohë, pyesja veten nëse unë kam qënë shumë naive dhe nëse ishte faji im-vijonte mesazhi i 20 vjecares-nuk ishte faji im, nuk duhet të marr përsipër mëkate që janë të Lerri Nasar, Federatës dhe personave të tjerë’.
sfidanti.al