Formula 1, Mik Shumaher drejt debutimit me Ferrarin

13 vjet pas garës së fundit të zhvilluar nga Mikael Shumaher me Ferrari, një tjetër Shumaher është gati të drejtojë makinën Kokëkuqe. Bëhet fjalë për djalin e legjendës së Formula 1, Mik Shumaher që është tashmë në programin e Ferrari Driver Akademi, me 20 vjecari që për herë të parë do të drejtojë një makinë të Formula 1.

Piloti i talentuar gjerman do të jetë në pistë me Ferrari SF90 në 2 prill në Bahrein në testet që do të zhvillohen në pistën e këtij vendi, ndërsa në ditën e dytë ai do të drejtojë makinën Alfa Romeo C38, një lajm ky që zbulohet nga revista gjermane Autosport.

Mbetet vetëm që e gjithë kjo të bëhet zyrtare, por debutimi në testet me Ferrarin do të jetë për Shumaher Xhunior kulmi i një jave intensive duke qenë se vetëm pak ditë para këtyre testev do të bëjë debutimin edhe në kampionatin e Formula 2, me garën që do të zhvillohet pikërisht në Bahrein.

Mik Shumaher, nuk ka drejtuar asnjëherë një makinë të Formula 1 të kohëve të fundit dhe ka provuar një makinë Beneton të vitit 1994, që ishte makina e babait të tij Mikaelm gjatë një ekzibicioni në SPA.

sfidanti.al