Drejtori I përgjithshëm dhe Sportiv I Formula , Ross Brawn, pohon se sezoni 2020 ka gjasa që të nisë në Evropë, me shumë mundësi pa praninë e tifozëve për shkak të emergjencës së coronavirusit. ‘Udhëtimet për skuadrat dhe të gjithë elementëve të tjerë të përfshitë, do të jetë një ndër problemeve më të mëdha-tha Ross Brawn për Sky Sports UK-vizioni ynë është që të nisim në Evropë me dyer të mbyllura
Pas shtyrjes së Cmimit të Madh të Kanadasë, e 9 për këtë sezon, drejtuesit e Formula 1 po punojnë me promotorët për të krijuar një kalendar të ri. Brawn pranoi se dëshira e Formula 1 është që të garohet sa më shpejt të jetë e mundur për t’iu ofruar tifozëve sadopak argëtim në këto kohë të vështira edhe pse kjo do të thotë se disa gara do të jenë pa praninë e tyre.
‘Zhvillimi I një garë pa tifozë nuk është dicka e jashtëzakonshme, por është më mirë se të mos garosh fare-shpjegoi Brawn-duhet të kujtojmë se janë miliona persona që e ndjekin sportin nga shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre janë të izoluar dhe mbajtja gjallë e sportit, praktikimi I një disipline dhe argëtimi I personave do të ishte një avantazh I madh në këtë krizë’.
Nëse Botërori do të niste në korrik, për Brawn do të kishte një kampionat me 18-19 gara. Por sipas tij kjo do të kishte vështirësitë e veta pasi do të thoshte se do të zhvilloheshin 3 gara radhazi me vetëm një fundjavë të lirë. Sipas rregullores numri minimal I garave për t’u zhvilluar që një kampionat botëror I Formula 1 të konsiderohet I vlefshëm është 8, një numër I arritshëm ky sipas Brawn nëse sezoni do të nisë brenda muajit tetor
Sfidanti.al