MotoGP, Dorna pesimiste: Anulimi I sezonit nuk përjashtohet

Dorna Sports konfirmon se sezoni I Botërorit të MotoGP është në rrezik real dhe këtë e bën në një komunikatë për shtyp. ‘Kompeticionet janë prioriteti ynë kryesor për 2020-lexohet në këtë komunikatë të Dornas-por nëse pandemia coronavorus do të vazhdojë të rrezikojë jetët tona dhe sportin që është në pritje më shumë nga sa mund të imagjinonm dhe nëse kufizimet në lëvizje do të mbeten në fuqi, atëherë do të mund të diskutohet anulimi përfundimtar I mundshëm I sezonit’

Në javët e fundit në Botërorin e MotoGP pati një sërë shtyrjesh të garave për shkak të krizës shëndetësore që ka kapur të gjithë planetin ku të fundit në listë ishin Cmimi I Madh I Italisë dhe I Katalonjës, ndërkohë që ditët e kaluara Ezpeleta kishte pohuar se nuk kishte shumë besim se ky Botëror do të zhvillohet.

Sfidanti.al