Fitoi të artën, Breezy Johnson thyhen medaljen teksa festonte

Breezy Johnson fitoi medaljen e artë në dishezën e lirë për femra, duke dalë përpara gjermanes Aicher dhe italianes Sofia Goggia. Sportistja amerikane nuk do ta harrojë këtë ditë, edhe pse gati e humbi medaljen. Teksa kërcente, duke festuar suksesin që kishte arritur, medalja i ra, por arriti ta gjente. Episodin e ka treguar vetë skiatorja amerikane, kur u paraqit për të dhënë intervistën pa medaljen në qafë. Kur e pyetën se ku e kishte medaljen, ajo e nxori nga xhepi dhe tha: “Është thyer, por nuk është shkatërruar fare. Mos kërceni, nëse keni fituar medalje… Jam e sigurt se dikush do ta rregullojë, por është thyer”. Festime për medaljen, por edhe një mendim për bashkëkombësen Lindsey Vonn, e cila u rrëzua gjatë garës dhe më pas u operua. “Trajneri i saj më tha se po bënte tifo për mua nga helikopteri. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të. Më vjen shumë keq, ndonjëherë ky sport është vërtet brutal”, – tha Johnson.

sfidanti.al