Operohet Lindsey Vonn, kampionia amerikane në gjendje stabël

Lindsey Vonn, pas rënies së rrezikshme në Cortina, ku pësoi një frakturë në këmbën e majtë, është operuar në një spital në Treviso. Skiatorja amerikane mori fillimisht ndihmën e shërbimit mjekësor rajonal për Lojërat Olimpike dhe më pas u transportua me helikopter në Poliklinikën Codivilla të Cortina-s e më pas në Ca’ Foncello. Vonn iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale ortopedike gjatë pasdites së djeshme dhe gjendja e saj ka qenë stabël, ndërsa detaje të tjera më të hollësishme pritet të mësohen sot. Gjatë dishezës së lirë në Olympia delle Tofane, Lindsey Vonn u rrëzua pas pak sekondash dhe gara u ndërpre menjëherë. Kampionia amerikane u dëgjua të ulërinte nga dhimbja. Më parë ajo kishte deklaruar se kishte dëmtuar ligamentin krociat në Crans Montana, gjatë garës së fundit të Kupës së Botës. “Lindsey Vonn pësoi një dëmtim, por gjendja e saj është stabël. Ajo është në duar të sigurta, falë një ekipi mjekësh amerikanë dhe italianë”, – shkruan federata amerikane në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale.

Pas rënies së Lindsey Vonn, disheza olimpike u ndërpre sërish për shkak të rrëzimit të skiatores nga Andorra, Cande Moreno. Edhe ajo u transportua me helikopter. U rrëzua gjithashtu edhe austriakja Nina Ortlieb, e cila u ngrit dhe nuk pati pasoja.

sfidanti.al