Ferrari duket se ka ndryshuar qëndrim përsa i përket të ardhmes së Kimi Raikkonen. Sipas asaj që publikohet në median franceze, drejtuesit e skuderisë italiane të Formula 1 kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me pilotin finlandez edhe për 2 sezone të tjera duke vënë theksin te rëndësia që ka vazhdimësia e binomit të formuar nga Raikonen dhe Fetel.
Gjithnjë sipas medias franceze, zyrtarizimi i rinovimit të kontratës pritet të bëhet me fillimin e pjesës së dytë të sezonit në Formula 1 me cmimin e Madh të Belgjikës ose në 2 shtator kur do të mbahet gara e Monzas në Itali. Lajmi për zgjatjen e kontratës së Raikonen me Ferrarin vjen pas lajmeve që po qarkullonin prej muajsh për kalimin e Sharl Lëklerk te Kokëkuqja italiane, lëvizje kjo që duket se ësghtë shtyrë për një kohë më të vonshme
sfidanti.al