Uejn Runin e kemi parë si kurrë më parë në një ndeshje futbolli. Gjatë ndeshjes mes DC United dhe Orlandos në Major League Soccer, sulmuesi anglez u bë protagonist i një aksioni të jashtëzakonshëm në minutat e fundit të ndeshjes, aksion që i dhuroi fitoren e skuadrës.
Gjithcka ndodhi në minutën e 95 kur e gjithë DC United ishte hedhur në sulm, madje edhe portieri kishte hyrë në zonën e Orlandos në një goditje këndi. Në këtë moment Orlando nisi një kundërsulm dhe Runi u pa të vrapojë rreth 60 m për të arritur kundërshtarin me sulmuesin anglez që arriti të ndalë kundërshtarin e tij duke ia marrë pastër topin për të dhënë më pas një pasim tepër të saktë për Akostën që e dërgoi topin në rrjetë duke bërë që ndeshja të mbyllet 3-2 për DC United.
sfidantë