Ferrari i përgjigjet talljes së Mercedes, publikon foton e Hamilton me një makinë të Kokëkuqes.

Në Turqi, Ferrari dhe Mercedes u bënë protagonistë të një ‘ngacmimi’ mes tyre në rrjetet  sociale. Gjithcka nisi nga një postim në Tëitter të një tifozeje braziliane të frymëzuar nga një foto e Hamilton që shëtit në paddock  në pistën e Stambollit me qenin e tij bulldog dhe pas tij ishte një kamion i Ferrarit.

‘Kujdes nga prapa. Kini kujdes,jini të kujdesshëm’-lexohet në postim të cilin Mercedes e shfrytëzoi teksa shkruante: ‘Ku është problemi? Ferrari gjithsesi prapa nesh është gjithnjë’

Ishte ky një provokim të cilit skuderia nga Maranello iu përgjigj duke publikuar një foto të 6 herë kampionit të botës me Ferrarin e tij. ‘Është e vërtetë që ndonjëherë, Leëis ka një Ferrari prapa tij, por nga ajo që  shohim, herë pas here del me një të tillë’. Tani presim sfidën e radhës.

Sfidanti.a