Ferrari, Binotto: Vendi I dytë nuk do të jetë kurrë I mjaftueshëm

Ndërsa Sebastian Fetel dhe Sharl Lëklerk fokusohen te gara e fundit e Botërorit të Formula 1 në Abu Dabi duke lënë pas krahëve polemikat e garës së Brazili, drejtuesi I Ferrarit, Matia Binoto sheh më shumë nga viti 2020 ku objektivi I Kokëkuqes Italian padyshim është që të fitojë titullin si për pilotë ashtu edhe për konstruktorë duke deklaruar se vendi I dytë nuk është asnjëherë I mjaftueshëm.i

‘Vendi I dytë nuk do t’I mjaftojë kurrë Ferrarit dhe për këtë arsye po shohim përpara drejt punës intensive që na pret-tha Binoto-kjo në Abu Dabi është gara e fundit dhe për të gjithë ne ky sezon ishre shumë I gjatë. Për ne si skuderi 2019 ishte një vit I riformimit me një skuadër të re në rolet respektive ndërkohë që Sharl ishte në vitin e tij të parë me ne. për këtë arsye një nga objektivat për 2019 ishte vendosja e bazave për të ardhmen. Ishte e qartë që kishim ulje-ngritje. Pjesa e parë e sezonit nuk shkoi sic donim, por ato moment e të vështira na dhanë mundësinë të shohim shpirtin e skuadrës, kompaktësinë, aftësinë për të përveshur mëngët dhe dëshirën për të luftuar dhe rekuperuar’.

Sfidanti.al