Ne 3 garat e para te Boterorit te Formula 1, Ferrari ka marre shume pak, vetem nje vend te dyte te Charles Leclerc. Drejtori i Kokekuqes, Mattia Binotto po perballet me nje krize rezultatesh shqetesuese per skuderine italiane qe do t’i duhet te ndryshoje tendencen duke nisur nga gara e ardhshme ne Silverstone qe do te zhvillohet ne dhjetediteshin e pare te gushtit.
Vete Binotto ka folur per faqen zyrtare te Ferrarit per udhezimet ne lidhje me ate cfare duhet bere ne dy garat e ardhshme qe do te zhvillohen ne pisten britanike.
‘Eshte e qarte qe pas 3 garave jemi ne nje situate shume me te keqe nga sa kishim parashikuar-tha Binotto-dhe eshte e nevojshme qe te reagojme. Projekti ne pergjithesi i makines duhet pare edhe pse jemi te ndergjegjshem per limitet ne rregullat ekzistuese. E di qe gjerat ne Formula 1 nuk ndryshojne me shkop magjik, por duhet te nderrojme marsh per te ndryshuar tendencen ne afat te shkurter e te gjate kohe. Do te jete nje rruge e gjate por i gjithe Ferrari eshte i ndergjegjshem dhe e mbeshtet kete vizion. Prandaj me vjen per te qeshur kur lexoj disa lajme; nuk eshte se ‘prerja e kokave’ e ben me te shpejte makinen’.
Sfidanti.al