Feniksi ka 12 fitore radhazi, por Denverin e gjeti pa Nikola Jokiçin

Basketbollisti më i mirë i sezonit të kaluar nuk ishte në fushë për shkak të shqetësimeve fizike dhe mungesa e tij u ndje shumë. Denveri e pati të pamundur të përballonte një ekip kaq në formë sa Feniks Sansët, ndërsa kapiteni Nikola Jokiç mungoi. Feniksi jo më kot është nënkampion në fuqi i NBA-së, dhe tregoi një lojë kolektive për t’u pasur zili. Kris Pol shënoi vetëm 9 pikë (10 asistë), ndërsa Devin Buker shtoi 17 pikë, 4 topa në tabela e 7 asistë, por ishin të tjerët që bënë edhe më shunë. Deandre Ajton shtoi 21 pikë, Krauder pati 15 pikë, ndërsa nga stoli hynë Xhonson (22 pikë), Mekgi (10), Pejn (10) dhe Shamet (6 pikë, 6 topa në tabela). Feniksi ka 12 fitore radhazi duke qenë ekipi i dytë më i mirë i sezonit në NBA deri tani me 13 fitore e 3 humbje, e duke mbetur vetëm prapa Golden Stejtit në Perëndim.

Sfidanti.al