Jo vetëm ka fituar 19 Grand Sleme në karrierë, dhe jo vetëm mund të kalojë të madhin Xhimi Konors në numrin e përgjithshëm të titujve. Rozher Federer tashmë ka edhe një kryesim tjetër, pikërisht atë të fitimeve financiare. Renditja e fundit e revistës amerikane, “Forbs”, e përpiluar pas fitores së zviceranit ndaj Zverevit në “Finalet ATP” në Londër, zbuloi se ai kapërceu legjendën amerikane të golfit, Tajgër Uds.
Federer ka tani fitimet e përgjithshme prej 110 235 682 dollarë (që do të thotë mbi 110 milionë dollarë), ndërsa Uds ka futur në xhep deri tani 110 milionë e 61 mijë e 12 dollarë. Zvicerani është sot 36 vjeç, dhe ndodhet në fushat e tenisit profesionist që prej vitit 1998.
Ai ka rekordin e Grand Slemeve, me 19 të tillë, ndërsa ka 95 turne të fituar gjithsej në karrierë, ndaj 109 të Xhimi Konorsit, një më shumë se Ivan Lendl. Edhe pse do të jetë e vështirë, sërish Federer mund ta arrijë Konorsin, nëse karriera e tij do të vazhdojë edhe ca, dhe po ashtu edhe forma e tij të jetë në nivelin e tanishëm. Vetëm këtë vit, Rozheri ka fituar dy Grand Sleme (Çmime të Mëdha), Australian Openin dhe Uimbëlldonin, po aq sa legjenda tjetër, Rafael Nadal.
Sfidanti.al