F1, Zak Braun i sigurt: Meklaren do rivalizojë Ferrarin, Red Bull e Mercedes në 2018.

Drejtori Ekzekutiv i Meklarenit, Zak Braun është i sigurt, skuadra e tij do të jetë në gjendje që të shprehë më të mirën në Botërorin e Formula 1 2018  për të qenë në rangun e pretendentëve për të fituar përkrah Mercedes, Ferrarit dhe Red Bull. Këtë bindje të tij, Braun e ka shprehur hapur në një intervistë për ‘Autosport’

‘Jam 100% i bindur se do t’u bashkohemi 3skuadrave kryesuese në luftën për titullin sezonin e ardhshëm-tha Braun-gjatë 2017 kemi punuar  në fabrikën tonë për të krijuar një makinë të suksesshme. Ndonjëherë gjërat funksionojnë në fabrikë, por jo në makinë. Por shasia e saj është përmirësuar vazhdimisht’

Zak Braun foli edhe për ndryshimet që do të bëhen në vitin 2018 duke shprehur disa pakënaqësi dhe njëra prej tyre ishte ajo për përdorimin e sistemit mbrojtës Halo në makina që do të jetë një detyrim. Sipas Braun, ky system  është i dëmshëm përsa i përket aspektit aerodinamik të makinës dhe në këtë pikë stafit teknik të Meklarenit do t’i duhet të punojë shumë.

Sfidanti.al