Poçetino largon zërat: Nuk e ndërroj Totenhemin me asnjë skuadër tjetër

Totenhemi këtë mesjavë i dha një leksion të mirë Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve teksa e mundi 3-1 në Uembli dhe në media menjëherë filluan zërat spekulativë për bjë kalimtë mundshëm të Maurisio Poçetino tek skuadra kampione e Spanjës dhe e Evropës. Por trajneri i klubit londinez duket se I ka bllokuar mirë veshët ndaj këtyre sirenave dhe I  ka premtuar besnikëri skuadrës së totenhemit me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021.

‘Totenhemi është klubi më I rëndësishëm në botë për mua dhe nuk e ndryshoj me asnjë skuadër tjetër-tha poçetino-për më tepër kam një kontratë me këtë skuadër dhe tani jam I përqendruarte ky ekip sepse ai meriton të ketë në përbëtrje persona që mendojnë për të, lojtyarët dhe tifozët e tij’

Më pas Poçetino përi një urim edhe Drejtuesin e Tottenhemit, Daniel Levi I cili u shpall fitues I çmimit si shefi Ekzekutiv më i mirë në Football Business Award.

‘Përpara se të vija te Tottenhemi të gjithë më thoshnin se ishte e vështirë të kishe një raport të mirë me Dainel levi-shtoi Poçetino-por më pas unë zbulova se ai është një person  I jashtëzakonshëm.Sot ndjej se ai beson tek unë ashtu sikurse edhe unë besoj te ai. Ky është një aspekt pozitiv.’.

Sfidanti.al