Valverde pas suksesit: Nuk kemi pse të kërkojmë falje për fitoret

Triumfi ndaj Sevijës në ‘Camp Nou’ në kampionat e ka lënë shumë të kënaqur trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde i cili do të jetojë i qetë ditët e pushimit nga ndërprerja e La Ligës për shkak të ndeshjebve të kombëtareve. Trajneri i nënkampionëve të Spanjës e vlerësoi në maksimum paraqitjen e lojtarëve të tij në përballjen me andaluzianët.

‘Për ne ky triumf përpara ndërprerjes së kampionatit ishte shumë i rëndësishëm-tha Valverde-zakonisht rezultatet janë pasqyrë e lojës së zhvilluar dhe ne nuk kemi se përse të kërkojmë falje sepse fitojmë ndeshjet’

Për Ernesto Valverden, niveli i lojës së shfaqur në pjesën e parë të ndeshjes ishte shumë i kënaqshëm.’Kjo është ajo që na pëlqen, të dominojmë dhe të krijojnë raste shënimi-vijoi Valverde i cili vuri në dukje se edhe kundërshtari i skuadrës së tij kërkon të bëjë të njëtjën gjë.

Sfidanti.al