F1, Singapori e kërkon garën e tij me dyer të hapura

Cmimi i Madh i Singaporit i parashikuar të zhvillohet në 20 shtator nuk do të mund të mbahet me dyer të mbyllura. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja shtetërore ‘Straits Times’  sipas së cilës organizatorët kanë vënë në dyshim këtë garë,  që ishte e 16 në kalendarin e Botërorit të Formula 1 përpara se pandemia coronavirus të kthente përmbys të gjithë organizimin e këtij eventi

‘Nuk është e mundur që gara të zhvillohet me dyer të mbyllura-shpjegon një zëdhënës I organizatorëve të kësaj gare-edhe pse prioriteti kryesor mbetet mirëqenia dhe siguria e tifozëve tanë, vullnetarëve dhe të gjithë qytetarëve të Singaporit’.

Gara e vitit të kaluar në pistën e Marina Bay u ndoq nga 268 mijë shikues në harkun e 3 ditëve. Aktualisht në Singapor janë regjistruar 27 mijë raste me coronavirus dhe qeveria ka vënë vendin në karantinë deri në 1 qershor. Për momentin drejtuesit e Formula  mendojnë të nisin kampionatin në korrik me gara në Austri e Britani që do të zhvillohen pa tifozë. Deri tani 3 gara janë anuluar në Australi, Francë e Monaco, ndërsa 7 të tjera janë shtyrë, Azerbajxhan, Bahrein, Kanada, Kinë, Spanjë, Vendet e Ulëta dhe Vietnam. Gjithsesi organizagtorët e Cmimit të Madh të Singaporit deklaruan se  po mbajnë hapur dialoguing me FIA dhe Liberty Media

Sfidanti.al