Ibrahimovic, Malmo mendon të transferojë statujën e dhunuar të sulmuesit

Edhe statuja e Zlatan ibrahimovic pushton median sportive. Tashmë ajo ëshyë dhunuar prej muajsh nga tifozët e Malmos që nuk e pritën mirë lajmin se futbollisti u bë aksionet i klubit të Hammarby. Kështu që ajo mund të spostohet nga stadiumi i Malmos, në një tjetër vend. Sipas të përditshmes suedeze ‘Sydsvenskan’,  mes hipotezave për transferimin e statujës së Zlatan Ibrahimvic është edhe ai në Stokholm ku ka selinë klubi i Hammarby ku ka kuotën e tij të aksioneve sulmuesi 39 vjecar

Këshilli Bashkiak i qytetit të tretë më të madh në Suedi është në pritje të sugjerimeve nga ana e skuadrës së Malmos përsa i përket vendit të ri të statujës së Ibrës. Administratori I Malmos, Niclas Carlnen për këtë të përditshme tha se nuk ishte në dijeni të planeve të autoriteteve të qytetit dhe se nuk dëshirion të komentojë këtë cështje.

Statuja e bronztë e Ibrahimovic u përurua në tetor dhe në fillim të janarit u hoq për t’iu nënshtruar riparimeve dhe që nga ai moment është në ruajtje në një vend sekret.

Sfidanti.al