Bundesliga rifilloi dhe klubet janë kthyer në stadiumet e tyre respektive që do të mbeten të mbyllura për publikun. Për të mos e ndjerë shumë mungesën e tifozëve e për ta bërë më pak të ftohtë atmosferën në brendësi të impiantit, Borussia Moenchengladbach vendosi që të plotësojë vendet bosh të stadiumeve me kartona me imazhet e tifozëve të saj.
Me mijëra tifozë prej kartoni me ngjyrat zigjelbër u vendosën në tribunat e Borussia Park për ndeshjen me Eintrachtin e Frankfurtit që u fitua me rezultatin 3-1 nga Borussia Moenchengladbach, një shembull që kanë filluar ta ndjekin edhe klube të tjerë në botë si Sunderland dhe Corinthians.
Sfidanti.al