F1, Hamilton, pole position ne Hungari, i 90 ne karriere

Do te jete Lewis Hamilton ai qe do te niset para te gjitheve ne garen e Hungarise kete te diel. Ne pisten e Hungaroringut, piloti britanik i Mercedes arriti te fitoje pole position qe eshte i 90 ne karrieren e tij, teksa e pershkoi pisten me kohen 1 minute 13 sekonda e 447 te mijtat, duke vendosur njekohesisht edhe nje rekord te ri.

Menjehere pas 6 here kampionit te botes, do te niset piloti tjeter i Mercedes, Valtteri Bottas qe u rendit ne vendin e dyte me 107 te mijtat me shume se shoku i tij i skuadres. Mjaft mire beri edhe piloti i Racing Point l, Lance Stroll qe shenoi kohen e trete me te mire ne keto prova kualifikuese.

Ferrari pati nje permiresim ne krahasim me dy garat e para, qe per here te pare ne kete sezon i pa te dyja makinat e tij ne sesionin e trete te provave zyrtare mr Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc qe u pozicionuan ne vijen e trete te startit te gares, respektivisht ne vendin e peste dhe te 6.

Sfidanti.al