Ljuis Hamilton do të niset nga pole position në garën e fundit të Botërorit të Formula 1 të këtij viti, në Abu Dabi. Kampioni i botës ishte dominues në provat kualifijkuese të zhvilluiara në pistën e Yas Marinës të cilën e përshkoi me kohën 1 minutë 34 sekonda e 779 të mijtat. Britaniku la në vendin e dytë shokun e tij të skuadrës, Valtteri Botas, por finlandezi do të niset nga vendi i fundit për shkak të penalitetit të marrë pasi kishte ndryshuar motorin.
Kjo do të thotë se përkrah Hamilton në vijën e parë të nisjes do të jetë piloti holandez i red Bull, Maks Vershtapen. Ferrari edhe këtë radhë ia komplikoi gjërat vetes dhe pilotët e Kokëkuqes italiane do të nisin garën e së dielës nga vija e dytë e startit me Lëklerk në vendin e tretë dhe Fetel në të katërtin , pozicione që i fituan pas penalizimit të Botas
Në dhjetëshen më të mirë të kualifikueseve ishte edhe piloti tjetër i Red Bull, Albon i renditur në vendin e 6, i ndjekur nga Norris, Ricardo dhe Hulkenberg.
sfidanti.al