Euroliga, Olimpiakosi e Reali janë në gjurmët e CSKA-së!

Nuk është ende në vendin e parë, por Olimpiakos i Pireut është padyshim një nga pretendentët e mëdhenj të Euroligës. Skuadra kampione greke e tregoi forcën e saj këtë javë, pikërisht kur athinjotët e Panathinaikosit u mundën keqaz në Turqi. Olimpiakos mposhti Baskonian e Spanjës, 92-62, një rezultat që nuk lë vend për diskutim. Spanulis, Princezis dhe Papanikolau shënuan nga 12 pikë, ndërsa amerikani Grin shtoi 11. Spanulis dha edhe 7 asiste, ndërsa Pananikolau e Birh kapën nga 7 topa në tabela. Ekipi nga Pireu është në vendin e dytë me .

Reali po ashtu nuk mbeti prapa. Madrilenët fituan një ndeshje të vështirë në Kaunas ndaj Zhalgirisit. Dy ekipet ishin në shifrat 53-53 në fund të periodës së tretë, por e katërta ishte për spanjollët, që e fituan 21-6 (rezultati i përgjithshëm 74-59), ku shkëlqeu amerikani Tompkins që shënoi 12 pikë. CSKA e Moskës pati një ndeshje të dytë radhazi dhe e fitoi. Ndaj Broze Basketit, në Rusi, nuk pati problem dhe triumfoi 85-64, pavarësisht nga mungesa e Millosh Teodosiçit. Nando De Kolo shkëlqeu me 26 pikë.

Fenerbahçe shkatërroi Panathinaikosin në Stamboll, 84-63, ndërsa Crvena Zvezda arriti një tjetër fitore të madhe, 71-67 në Izrael me Makabin e Tel Avivit. Pasi janë luajtur 18 javë, CSKA kryeson me 14 fitore e 4 humbje, Real e Olimpiakos e ndjekin me bilancin 13-5, dhe më pas vijnë Baskonia, Fenerbahçe, Panathinaikos, Crvena Zvezda dhe Darushafaka e Stambollit, që të gjitha në pozicion që të kualifikon për në turin e dytë.