Ky është viti, kur ai u bë baba, u bë, për herë të dytë, kampion olimpik, fitoi, për herë të dytë, Uimbëlldonin dhe, më në fund, u bë, për herë të parë, raketa nr.1 e botës. Tani, kësaj liste mund t’i shtohet edhe dhënia atij të titullit fisnik “Ser”, bëjnë të ditur mediumet britanikë. Sipas gazetës “Sandi Tajms”, kampioni i trefishtë i turneve Grand Slam ndodhet në listën e atyre personave, të cilëve mbretëresha Elizabeta II do t’u akordojë titullin e lartë “Ser”. Gazeta në fjalë pretendon se kjo listë është e mbushur me kampionë olimpikë, qëkur Britania fitoi një numër rekord medaljesh (67) në Lojrat Olimpike të fundit të Rios.
“Pothuajse të gjithë fituesit e medaljeve të arta janë nominuar që të vlerësohen”, shkruan gazeta e lartpërmendur. Në rast se nominimi në fjalë do të miratohet nga komisioni seleksionues, lista do t’i paraqitet kryeministres angleze që do t’ia dërgojë atë mbretëreshës Elizabet. Pak kohë më parë, Endi Marej deklaroi se ai nuk e meriton titullin “Ser”, pasi është ende i ri. Atij, më 2013, iu dha dekorata OBE (dekoratë e kohës së Perandorisë Britanike), pasi ai fitoi titullin e kampionit të Uimbëlldonit pas 77 vitesh.
Sfidanti.al