Eleminimi i Gjokoviçit? Kur mundet edhe 11 herë kampioni Nadal!

Brezi i vjetër ndjen vitet, ose ndoshta dëshiron të arrijë maksimumin e formës në Paris. Në fund të fundit, në moshën 33 apo 34-vjeçare, duhet të dish të ekonomizosh forcat. Rafael Nadal, 11 herë kampion në Montekarlo, u detyrua të dorëzohej përpara rusit Andrej Rublev, ashtu siç i ndodhi numrit 1 të botës, Novak Gjokoviç, ndaj britanikut Dan Evans. Rublevi fitoi me 3 sete, 6-2, 4-6 e 6-2 dhe alarmi për Nadalin ishte që u duk shumë i lodhur në fund! Si do t’ia bëjë ai në Rolan Garos, që është Grand Slem dhe ka minimalisht 3 sete, e maksimalisht 5? Ndoshta ka ardhur koha që garda e vjetër t’i hapë rrugë gardës së re, pasi në Montekarlo nuk ka mbetur më asnjë kampion. Në gjysmëfinale janë Evans, Rublev, norvegjezi Rud që mundi italianin Fonjini, dhe Cicipas.

Sfidanti.al