E vërteta mbi borë: Norvegjia u dha leksion bindës të gjithë rivalëve!

Sportistët norvegjezë i mbyllën Lojrat Olimpike Dimërore të 23-ta në Pjongçang të Koresë së Jugut, duke grumbulluar numrin më të madh të medaljeve, 39 (14 të arta, 14 të argjendta, 11 bronzi), dhe, po ashtu, duke vendosur një rekord të ri, pasi grumbulluan dy medalje më shumë sesa SHBA-ja në Vankuver. Me të njëjtin numër medaljesh të arta (14) e mbyllën Olimpidën Dimërore edhe sportistët gjermanë, por me gjithsej 31 medalje, kurse kanadezët – në vend të tretë me 11 medalje të arta dhe gjithsej 29 medalje.

Pa filluar dita e fundit e garave olimpike, dihej se norvegjezët do të ishin më të suksesshmit, por nuk dihej, nëse do të kishin më shumë medalje të arta. Gjermanët kishin një medalje të artë më shumë, ndërkohë që ekipi i tyre do të luante me rusët në finale të turneut të hokeit mbi akull, por, sidoqoftë, medaljen e artë e fitoi ekipi rus (4-3).

Marit Bjergen, duke triumfuar në garën e skive 30 km, fitoi medaljen e 14-t të artë për Norvegjinë, duke konfirmuar statustin e sportistes më të sukesesshme në historinë e lojrave olimpike dimërore.

Norvegjia, me gjithsej 39 medalje, vendosi një rekord të ri sa i përket numrit të medaljeve të fituara në një olimpiadë dimërore. Falë medaljes së bronzit në garën ekipore të skive alpine dhe medaljes së artë të lartpërmendur të Bjergenit, Norvegjia me dy medalje më shumë theu rekordin që mbante ekipi amerikan në Olimpiadën Dimërore të Vankuverit (2010).

Sfidanti.al