Tenisti problematik australian, Nik Kirios, pranoi se ai ka probleme psikike dhe se për këtë arsye e ka pakësuar numrin e turneve, ku ai do të marrë pjesë gjatë këtij viti. Momentalisht, Kiriosi po merr pjesë në turneun e ATP-së të Uashingtonit, të cilin ai e nisi mirë, duke mundur në raundin e parë 2-0 Kvijatovskin. Mbas kësaj ndeshjeje ai bëri një deklaratë, duke shpjeguar se përse nuk merr pjesë rregullisht në turnetë e ndryshëm.
“Unë nuk po luaj shumë tenis këto kohë, sepse momentalisht po kaloi një periudhë të vështirë dhe kam disa probleme psikike. Por, sidoqoftë, jam i kënaqur që këtë turne e nisa me fitore. Luajta mjaft mirë dhe përgjithësisht mora një vlerësim pozitiv”, deklaroi Kiriosi që ndodhet në vendin e 52-të në ranglistën botërore të tenistëve më të mirë të ATP-së.
Sfidanti.al