Seriali ‘E pabesueshme, por e vërtetë’ pasurohet me një episod të ri që vjen nga Bolivia. Një arbitër rrezikon një pezullim të gjatë për një veprim që nuk është pëlqyer aspak. Gjatë ndeshjes mes Alëays Ready dhe Bolivar, ky arbitër akordoi një 11 metërsh duke bërë gjestin e VAR, kur ky sistem nuk ekziston në kampionatin bolivian
Gjithcka ndodhi në minutën e 95 kur u vu re një 11 metërsh i dyshimtë, ndërkohë që skuadra mike po udhëhiqte. Sigurisht vendimi që do të merrej ishte i vështirë, ndërkohë që trajneri i skuadrës vendase nuk e përmbajti nervozizmin e tij.
Në këtë pikë, arbitri ndaloi lojën dhe u konsultua me arbitrin e katërt. Biseda ishte e shkurtër dhe gjyqtari Orosko hyri në fushën e lojës duke bërë gjestin e VAR dhe akordoi një 11 metërsh. Pyetja është: po cfarë video ka parë Orosco?. Gjithsesi Ferrerira e humbi penalltine dhe lojtarët e Alëays Ready kërkuan përsëritjen e saj, por këtë radhë arbitri ishte i bindur në vendimin e tij.
sfidanti.al