E premte e zezë për Formula 1; mot i keq dhe jo prova të lira në Nurburgring

Nurburgringu pati një të premte të zezë përsa i përket Formula 1, e zeze ashtu sic ishte dhe qielli mbi pistën gjermane që pengoi makinat e këtij kampionati të zbresin në pistë pasi helikopteri mjekësor nuk ishte në gjendje që të fluturonte. Pilotët në këtë mënyrë qëndruan në bokse , të mërzitur duke e kaluar kohën në mënyra të ndryshme. Dikush luajti  futboll në tavolinë si Vettel te Ferrari, dikush tjetër dhuroi spektakël në Instagram si Sainz dhe Norris. Por më I pafati në të gjithë këtë të premte ishte Mick Schumacher  i cili nuk mundi dot të bënte debutimin e tij në sesionin e parë të provave të lira me Alfa Romeon dhe e njëjta histori ishte edhe për Callum Illot me skuadrën Haas.

Mjegulla ishte shumë e dendur dhe kështu për motive sigurie organizatorët e garës vendosën që të mos zhvillonin provat e lira të kësaj të premteje anomale. Për më tepër spitali më pranë pistës për ndonjë transferim me ambulancë në rast rreziku ishte shumë larg. Kështu sipas protokollit, makinat qëndruan në bokse. Parashikimet nuk janë të mira  për të gjithë fundjavën por shpresohet për një përmirësim për të shtunën për kryerjen e provave të treta të lira dhe ato kualifikuese. Edhe temperatuara është e ulët, rreth 10 gradë, gjë që i shqetëson pilotët pasi nxehja e gomave në temperaturën e duhur nuk është aspak e lehtë.

Sfidanti.al