Tom Din ia doli ta prekte i pari murin e pishinës dhe të shpallej kampion e fitues i medaljes së artë. Një kënaqësi maksimale për notarin britanik që triumfoi në garën e 200 metrave stil i lirë në Lojrat Olimpike në Tokio, ndërsa për Britaninë e Madhe e tifozët e tij, gëzimi ishte i dyfishtë. Në vend të dytë doli Dankën Skot dhe ky sukses dysh nuk ndodhte për britanikët që para 113 viteve, në Olimpiadën e vitit 1908. Din fitoi me kohën 1’44”2 duke thyer rekordin britanik, ndërsa Skot ishte fare pranë tij me vetëm 4 të qindat më shumë. Fernando Shefer i Brazilit fitoi medaljen e bronzit.
Sfidanti.al