E arta “më e vogël” në histori sfidon stuhinë, fiton … Bermuda!

Në vend të parë doli një vajzë me emrin Flora Dufi, që përfaqësoi arkipelagun në jugun e Oqeanit Atlantik, ndërsa është dominion britanik. Atletja e Bermudës fitoi medaljen e artë në garën e triatlonit për femra, një garë e cila fillimisht u cilësua si e rrezikuar për t’u anuluar për shkak të një stuhie në Tokio. Gjithçka përfundoi mirë dhe triumfatore ishte Flora, përfaqësuese e një vendi me vetëm 64 000 banorë, vendi më i vogël në histori që fiton një medalje ari.

Sfidanti.al