Mançester Junajtidi nuk është kundër, por ka kushtet e tij. Mesfushori francez nuk ka pranuar të rinovojë kontratën në “Old Traford”, i mërzitur ndoshta nga futbolli anglez, ushqimi apo klima, dhe Paris SG duket se është destinacioni i tij i radhës. Gjithsesi, PSG duhet të sigurojë 60 milionë euro për të financuar operacionin, sepse kaq është shifra që kërkojnë anglezët. Mediat franceze shkruajnë se klubi parizien ka zgjedhur 3 lojtarë që duhet të largohen për të siguruar financat. Këta janë Ander Herrera, Areola dhe Sergio Riko. Nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo gjë, ndërsa nuk dihet gjithashtu se cila do të jetë pritja e tifozëve për Pogbanë, pasi ka pasur reagime të ashpra nga ultrasit.
Sfidanti.al