Ishte një rast i mirë për t’ia dalë në qytetin e goditur prej vitesh nga Uragani “Katrina”. Skuadra e “Pelikanëve” priste Dallasin në Nju Orlins duke mos pasur dy nga yjet kryesorë në ekip, Zion Uilliamsin dhe Brandon Ingramin, por miqtë nga Teksasi nuk ishin pikërisht “uragan”. Edhe pse Luka Donçiç shënoi 37 pikë, sërish vendasit fituan 113-111 falë një loje kolektive të panjollë. Plot 7 lojtarë shënuan shumë pikë, që nga 11 të realizuara nga Daniels e Nens, 13 nga Alvarado dhe Valanciunas, nga 14 për Mekallëmin dhe Grahamin si dhe 22 pikë nga Trej Marfi. Plot 88 pikë nga këta basketbollistë, ndërsa Donçiç vërtet realizoi shumë, por gaboi gjithashtu shumë. Superylli nga Sllovenia pati vetëm 2 realizime për tri pikë nga 13 prova (15 për qind!), ndërsa pati edhe 11 topa në tabela, 7 asistë, 2 bllokime gjuajtjesh dhe 1 vjedhje topi. Dallasi është dobët këtë sezon, me vetëm 1 fitore e 2 humbje, ndërsa Nju Orlinsi është në vend të tretë në Perëndim me 3 fitore e 1 humbje.
Sfidanti.al