Mesi e tregon me gola dhe asistë se është “Mbreti”, i afrohet rekordit të Kristianos në Champions!

Jemi ende në tetor dhe superylli argjetinas ka arritur në 27 kontribute goli deri tani në sezon, me 15 rrjeta dhe 12 asistë. Lionel Mesi u bë i pari lojtar që shënon 80 gola në fazën e grupeve në Champions, ndërsa shkëlqeu si pak herë në fitoren 7-2 të Paris SG ndaj Makabit të Haifës në “Parkun e Princave”. Mesi shënoi për 1-0 në 19’ dhe pastaj për 4-1 në 44’, ndërsa shërbeu 2 asistë. PSG ka 11 pikë, po aq sa Benfika, por me golaverazh më të mirë (14-6 ndaj 10-6), ndërsa mbetet ndeshja në Torino me Juventusin.

Duke u kthyer tek Mesi, ai ka 129 gola në Champions në karrierë, duke pasur 4 rrjeta këtë sezon. Kristiano Ronaldo mban rekordin me 140 gola, pra Leos i duhen 11 për ta barazuar dhe 12 për ta kaluar. CR7 nuk është këtë vit në Ligën e Kampionëve dhe kjo mund ta ndihmojë mjaft argjentinasin, sidomos nëse PSG-ja vazhdon kualifikimet për më tej. Në karrierë, Mesi ka 784 gola (818, rekordi i Ronaldos) dhe 371 asistë, që është rekordi botëror që ai e mban vetë.

Sfidanti.al