Donçiç dhe Dallasi aq të fortë sa ndërpresin edhe serinë e Juta Xhazit

Në Qytetin e Liqenit të Kripur banon sot skuadra më e mirë e NBA-së, por edhe ajo mund të humbasë ndonjëherë. Juta Xhaz duket se do ta ketë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të basketbollit amerikan deri në fund të sezonit të rregullt, veçse mund të ketë pengesa rrugës, siç i ndodhi në humbjen e pësuar në fushën e Dallasit. Luka Donçiç, që në SHBA e quajnë “Magjia Luka” (Luka Magic), shënoi 31 pikë dhe ui afrua një tripëll dabëlli duke i dhënë fund serisë prej 9 fitoresh radhazi të kryesuesve. Për Dallasin kjo ishte fitorja e pestë radhazi, momenti më i mirë i këtij edicioni.

Donçiç pati edhe 9 topa në tabela e 8 asistë, dhe nuk u arrit të mbulohej nga kundërshtarët. Dorian Finej-Smith shënoi 23 pikë, Riçardson arriti në 17 dhe Tim Hardëuej në 16 për Maveriksat që po ngjiten me shpejtësi në renditjen e Konferencës Perëndimore. Juta nuk luajti keq, por nuk e shmangu dot humbjen 103-111. Donovan Miçëll nuk ishte në ditën më të mirë duke shënuar 16 pikë, ndërsa Majk Konli udhëhoqi shokët me 28 pikë e 7 asistë. Francezi Rudi Gober arriti në 14 pikë e 15 topa në tabela, ndërsa Bojan Bogdanoviç kontribuoi me 16 pikë. Juta Xhaz mbetet ekipi më i mirë në NBA, në krye të Konferencës Perëndimore me 38 fitore e 12 humbje, ndërsa Dallasi është në vendin e 7-të me 28 fitore e 21 humbje.

Sfidanti.al