Dominim spanjoll në Eurokupë, Valencia fiton të parën!

Ashtu si futbollin, spanjollën synojnë të dominojnë edhe basketbollin. Reali i Madridit po ecën shumë mirë në Euroligë, ndërsa titulli në Eurokup është tashmë i fituar. Në finale janë Valencia ndaj Unikahës së Malagës, të dyja skuadra iberike. Valencia fitoi finalen e parë në fushën e saj, 68-62, ndërsa është favorite e serisë me, maksimumin, tri ndeshje. Miqtë nga Malaga kryesuan disa herë gjatë takimit (deri në 8 pikë), por pa ia arritur qëllimit.

Malazezi Bojan Dubljeviç udhëhoqi Valencian me 14 pikë dhe 8 topa në tabela, duke qenë shënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit. Zhoan Sastre shënoi 13 pikë, ndërsa Van Rosom dha 5 asistë për fituesit. Xhef Bruks ishte më i miri për Malagën më 11 pikë.

Valencia shpreson të fitojë trofeun e katërt të Eurokupës, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa Spanja do të ketë titullin e gjashtë, një më shumë sesa Rusia.

Sfidanti.al