Dëgjoni Benoit Paire: Humbas, fitoj 12 mijë Euro dhe shkoj në shtëpi; perfekte

Benoit Paire nuk ngre kokë në turnetë ATP për vitin 2021. Tenisti francez  këtë të diel humbi ndaj australianit Jordan Thompson edhe pse rivalizoi deri në fund me rezultatin 1-2(4-6; 7-6; 6-7) pas 3 orë lojë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Paire bëri një tjetër deklaratë polemizuese si ajo që bëri në një intervistë për ‘L’Equipe’ disa javë më parë kur tha se fitoi një shumë të mirë parash në raundin e parë të Mastersit të Montecarlos edhe pse humbi

‘As nuk më intereson  kjo ndeshje-tha Paire-kam një sfidë në lojën dyshe dhe do të shkoj në shtëpi, 2 orë me makinë. Ardhja në këtë varrezë më deprimon. Na thonë se vijmë në Montecarlo, një prej turneve më të mirë dhe kur vjen sheh një ambient bosh, të trishtuar dicka që rrallëherë e sheh. Ndihem si I mjerë kur hyj në pistë. Por të paktën kam 12 mijë Euro. Ju doni të thoni se po flas për shumë para. Mora 12 mijë  Euro për të qëndruar I qetë në hotel dhe më pas të shkoj në shtëpi. Perfekte’.

Sfidanti.al