Në sezonin e tij të pestë si trajner i Manchester City, pep Guardiola shpjegoi shenjat e një projekti afatgjatë. Sa më shumë kohë të qëndrojë një trajner në pankinë, aq më e vështirë bëhet për të që të ruajë motivimet te futbollistet e tij. Kështu e përshkruan ai eksperiencën e tij me Citizens me të cilin ka edhe 2 vjet kontratë.
‘Cdo sezon të lë shumë shenja plagësh dhe shumë për të mësuar-tha Guardiola-të gjithë ekipet që kanë pasur suksese për shumë vjet duhet të ndryshojnë skuadër, në rast të kundërt bëhet e pamundur sepse lodhesh. Mesazhi që të mos bësh të njëjtën gje me futbollistët që ke pasur më parë dhe lojtarët e perceptojnë mesazhinm ndryshe në sezonin e parë e ndryshe në të pestin’.
Një prej protagonistëve të Manchester City ka qenë padyshim Sergio Aguero që në fund të sezonit do të largohet nga klubi anglez dhe Guardiola i përulet.
‘Është një legjendë, sulmuesi më i mirë që ka pasur klubi në historinë e tij-tha Guardiola-është i pazëvendësueshëm në shpirt, zemër dhe në mendjen e njerëzve tanë, tifozëve tanë, të futbollistëve, trajnerëve që punojnë me të. Kur është në formë dhe kur është i motivuar nxjerr të gjithë energjinë dhe është në gjendje që të bëjë vrapime për të shkatërruar rivalët një nga një dhe të shënojë gol. Kur erdha këtu klubi ishte në një nivel, por ai e ndihmoi të ngjitet në një nivel më të lartë. Për këtë arsye të gjithë ne që jemi këtu dhe tifozët do t’i jemi përgjithnjë mirënjohës’.
Sfidanti.al