Në pritje të mësimit të masës së dënimit nga Gjykatësi Sportiv për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Parmën për fyerjet e mundshme të bëra në drejtim të arbitrit Maresca, Zlatan Ibrahimovic mund të përballet me një problem tjetër.
Sipas portalit fanpage.it, të dielën e 11 prillit, sulmuesi i Milanit duket se ka thyer rregullat anticovid duke drekuar në një restorant në Milano qe eshte zone e kuqe dhe sipas fanpage që publikoi edhe foton, e gjithë kjo drekë pati 30 Euro për person. Ndërkaq, për personat që janë pranë Ibrahimovic, e gjithë kjo ishte një takim pune
Gjithnjë sipas portalit në fjalë, vetë pronari i lokalit milanez konfirmoi praninë e suedezit, por mohoi se bëhej fjalë për një drekë, por thjesht për një takim pune që zgjati pak më shumë se 1 orë.
Sfidanti.al