Coronavirus dhe Formula 1, Braun: Nuk shoh rrezik për garën e Vietnamit

Cmimi I Madh I Vietnamit në Botërorin e Formula 1 do të duhet të zhvillohet rregullisht. Është I bindur për këtë Drejtori I Përgjithshëm I Formula 1, Ross Braën sipas të cilit, në ndryshim nga Cmimi I Madh I Shanghait I 19 prillit që u shty për shkak të Coronavirusit, nuk duhet të ketë probleme  për garën e Hanoit  që do të zhvillohet në 5 prill, në një pistë që ndodhet 100 milje larg kufirit me Kinën.

Ross Braën theksoi se informacionet e marra deri tani për Vietnamin flasin pëe një situatë të ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe se ka pasur disa raste për të prekur nga coronavirusi, por që nuk ishin në një nivel të tillë sat ë shkaktonin shqetësim te organizatorët e garës. Ai shtoi se për momentin gara e Vietnamit është e konfirmuar

Sfidanti.al