Çfarë shprese ka Xhoshua në “Ndeshjen e Shekullit” ndaj Fjurit?!

Padyshim që do të fitojë shumë para, pasi biznesi mund të arrijë edhe në 200 milionë euro apo më shumë se kaq. Nuk është gjë e vogël që dy boksierët më të mirë britanikë të jenë përballë, dhe kjo do të ndodhë në dhjetor tani që Entoni Xhoshua pranoi kushtet e Tajson Fjurit për t’u sfiduar me njëri-tjetrin. Mediat britanike shkruajnë se dy boksierët e peshave të rënda profesioniste mund të ndeshen ne 26 nëntor në “Uembli” ose në 3 dhjetor në stadiumin e Kardifit. Gjithsesi, Xhoshua ka humbur dy ndeshjet për brezat e kampionit të botës ndaj ukrainasit Oleksandr Usik, dhe nuk dihet mirë se përse ai ka ende shpresë se mund të mposhtë një boksier aq të talentuar sa Fjuri. Me gjasë, vitin që vjen fituesi i kësaj sfide mund të ndeshet me Usikun, ndonëse dëshira më e madhe e publikut është që sfiduesi i kampionit të botës në fuqi të jetë Fjuri.

Sfidanti.al