Milwaukee Bucks fituan Kupën e NBA këtë mëngjes herët, pasi mposhtën Oklahoma City Thunder në Las Vegas me rezultatin 97-81. Kështu, ata pasojnë Los Angeles Lakers, që fituan edicionin e parë. Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 26 pikë, 19 topa të rikuperuar, 10 asistime dhe 3 bllokime, ndërsa Damian Lillard kontribuoi me 23 pikë, 4 asistime dhe 4 topa të rikuperuar. Ylli grek u shpall MVP i finales.
sfidanti.al