Kryhen kontrolle të befasishme antidoping në Botërorin e Biathlonit që po zhvillohen në Anterselva në Bolzano. Në shënjestër është vënë pikërisht skuadra ruse që pa që të bëhen kontrolle në dhomat e hotelit ku ishte akomoduar. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, verifikimet u kryen nga skuadra Nas të Trentos me urdhët të Prokurorisë së Bolzanos pas dyshimeve të shfaqura për thyerje të normave antidoping të sportistit Aleksandr Loginov i skualifikuar edhe më parë në periudhën 2014-2016 për përdorim të EPO.
Sipas Prokurorisë në qendër të kontrolleve të Nas është vënë edhe trajneri i Loginov, Aleksandr Kasperovich. Nga Moska kanë ardhur edhe reagimet në lidhje me këto kontrolle të kryera nga Nas dhe sipas agjencisë Interfax, ambasada ruse kontaktoi me Ministrinë e Jashtme Italiane dhe zyrën e kryeministrot për të kërkuar shpjegime për këto kontrolle ndaj sportistëve rusë të Biatlonit
Në këtë cështje ndërhyri edhe Ministria ruse e Sporteve që nëpërmjet një komunikate theksoi se është e nevojshme që të respektohet principi i pafajësisë së mundshme në lidhje me akuzat. Ky dikaster theksoi gjithashtu se do të vazhdojë punën për të mbrojtur të drejtat e sportistëve të pastër duke mbështetur njëkohësisht masat më të ashpra për rastet ku është provuar thyerja e normave të antidopingut
sfidanti.al