Bie mbreti ? As vetë Del Potro nuk e beson fitoren mbi Federerin!

Duket se as vetë Del Potro nuk beson se e ka mundur Federerin në finalen e turneut të mjeshtrave në Indian Uells të SHBA-së. Tenisti argjentinas, Huan Martin Del Potro, triumfoi në këtë turne të rëndësishëm, duke mundur në finale raketën nr.1 të botës, Rozhe Federer, 2-1 me sete (6-4,6-7 dhe 7-6) dhe duke e ndërprerë serinë prej 17 fitoresh të njëpasnjështme. Del Potro është tenisti i parë që fiton ndaj Federerit këtë vit, ndërkohë që fitorja e tenistit argjentinas merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi ai, gjatë viteve të fundit, ka pasur një serë problemesh dëmtimi, madje, duke operuar tri herë nyjën e dorës së majtë.

“Është e vështirë që ta përshkruaj me fjalë, kjo është si një endërr. Mbas të gjithë atyre problemeve dhe operacioneve, nuk mund ta besoj se jam këtu dhe kam fituar turneun e mjeshtrave, duke mundur Federerin”, deklaroi tenisti argjentinas. Tenisti zviceran e ka fituar pesë herë këtë turne prestigjioz që zhvillohet në “shkretëtirë” (Indian Uells), ndërsa ka 27 tituj në serinë e turneve të mjeshtrave.

Sfidanti.al