Anjezka Radvanska thotë ‘mjaft’: Tërhiqet nga tenisi në moshën 29 vjecare

Anjezka var raketën në gozhdë në moshën 29 vjecare. Tenistja polake deklaroi tërheqjen përfundimtare të saj nga të gjitha aktivitetet nëpërmjet një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

‘Nuk arrij dot të stërvitem si më parë-shkruante Radvanska në postimin e saj-trupi im refuzon gjithnjë e më shumë të më bindet. sot dua të ndaj me ju vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. pas 13 vitesh karrierë në tenisin e luajtur, vendosa t’i jap fund karrierës sime. Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, por e bëra këtë hap për shëndetin tim”.

Në 13 vitet e karrierës së saj në fushat e tenisit, Radvanska ka fituar20 trofe në WTA dhe në vitin 2012 arriti deri në finalen e Uimbëlldonit ku u mund nga Serena Uilliams në 3 sete.

sfidanti.al