Roland Garros po përballet me problemin e parë përpara fillimit zyrtar të tij me fazën kualifikuese. Të 192 tenistët pjesëmarrës në këtë fazë kanë mësuar se janë të paktën 4 raste pozitive me coronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle Marca sipas së cilëve një prej të prekurve nga Covid mund të jetë Denis Istomin, ndërsa 3 të tjerët janë Ernesto Escobedo, Pedka Kristin dhe Bernabé Zapata, që në mënyrë misterioze e hoqën emrin nga lista e të regjistruave paraditen e së dielës
Po kështu në orët e fundit është fshirë edhe emri i Damir Dzumhur që u përball me Djokovic në raundin e parë të US open. Tenistët që marrin pjesë në fazën kualifikuese të Roland Garros kanë qenë të detyruar që të udhëtonin drejt Parisit që nga e enjtja e kaluar për t’u dhënë kohë kryerjes së testeve përpara fillimit të kompeticionit.
Numri i rasteve pozitive dyshohet se është rritur dhe 4 janë në kampin e femrave për të shkuar në total në 15. Federata Franceze e Tenisit ka ‘përveshur mëngët’ për të ngadalësuar përhapjen te lojtarët franceze duke qenë se të huajt që do të vijnë në kryeqytetin francez do të jenë të detyruar që të qëndrojnë në karantinë dhe nuk do të kenë kohë të marrin pjesë . Ndërkaq kanë nisur hetimet për të mësuar kontaktet e personave të prekur nga Covidi me pjesëmarrësit e tjerë. Është kjo një garë me kohën me pandeminë që po e vë në rrezik Grand Slamin e fushave me dhe të kuq.
Sfidanti.al