Real Madrid, kampion i Spanjës,por që vlen më pak

Duket si paradoks, por është e vërtetë; Reali i Madridit që do të mbrojë titullin kampion të Spanjës ka një vlerë më të ulët se sezonin e kaluar. Sipas portalit të specializuar ‘Transfermarkt’, vlera e përgjithshme e Los Blancos ka rënë nga 1.1 miliardë që ishte në shtator të 2019 ne 877 milionë Euro këtë vit, një rënie prej 313 milionë Euro, ose me 26.5%

Vlera e përgjithshme e Realit të Madridit pësoi një rënie me 53 milionë ditën e premte me largimin e Bale, vlera e merkatos të së cilit ra nga 60 në 28 milionë Euro dhe të Reguilon. Por kjo rënie në vlerë e Realit të Madridit mund të vijojë pasi janë drejt largimit edhe Borja Mayoral me 10 milionë Euro vlere apo Jovic që vlerësohet në 32 milionë dhe që mund të largohet në formë huazimi. Nëse i zbresim edhe këta dy lojtarë, vlera në merkato e Los Blancos do të shkojë në 835 milionë Euro,

‘Fajtorët’ kryesorë të kësaj rënieje janë yje si Hazard. Vlera në merkato e belgut ka rënë nga 120 milionë në 80 milionë Euro pas vetëm 9 muajsh kjo për shkak të dëmtimeve në kavilje. Po kështu vlera e Jovic nga 60 ka rënë në 32 milionë Euro. Odriozola ka pësuar një rënie nga 25 në 16 milionë Euro. Në këtë pikë të vetmit që kanë shënuar rritje në vlerën e tyre janë Courtois, Mendy dhe Asensio

Ajo që të bën përshtypje është se rënia e Realit të Madridit në vlerën e merkatos është më e lartë se ajo e Barcelonës që nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, me katalanasit që kanë parë një rënie me 13.6% me 161 milionë Euro. Ndërsa vlera e Atletico Madrid pësoi rënie me 10.9% ose 94 .8 milionë Euro.

Sfidanti.al