Agjencia Botërore e Antidopingut: Siner duhet të pezullohet

Gjatë një interviste për të përditshmen italiane “La Stampa” zëdhënësi për shtyp i Agjencisë Botërore të Antidoping ka folur mbi çështjen “clostebol” të Janik Siner. “Të jemi të qartë, ‘Wada’ nuk kërkon që të fshihet asnjë arritje në fushë, por kërkon që ’asnjë faj ose neglizhencë’ të korigjohen me një pezullim që mund të jetë nga një deri në dy vite prej aktiviteteve sportive”, tha Xhejms Fitzgerald. Siç dihet tenisti italian ka dështuar të kalojë një test të bërë nga Agjencia Botërore e Antidopingut, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë pasi u konsiderua nga instancat përkatëse se e kishte përdorur pa dashje këtë substancë të ndaluar. “Wada” nuk ka qenë dakord me vendimin duke e apeluar pranë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

sfidanti.al