‘Adios’ MotoGP; Pedrosa deklaron terheqjen

Pas 18 vitesh si protagonist ne Boterorin e MotoGP, Dani Pedrosa vendos te terhiqet perfundimisht nga garat e ketij kampionati. Ne fakt lajmi po qarkullonte prej kohesh, por zyrtarizimi erdhi tani dhe ate e beri vete piloti spanjoll i Hondes.

‘Vitin tjeter nuk do te jem ne MotoGP. Karriera ime mbyllet kete sezon me Çmimin  e Madh te Valencias-tha Pedrosa-ishte nje vendim i komplikuar per t’u marre sepse motoçiklizmi eshte sporti qe dua’.

Pedrosa e beri te ditur vendimin e tij ne prag te Çmimit te Madh te Gjermanise, ndalesa e 9 e Boterorit te MotoGP. Dani Pedrosa ne karrieren e tij fitoi 3 tituj boterore, nje ne klasin 125 kubike ne 2003 dhe 2 ne klasin 250 kubike ne 2004 dhe 2005. Nuk ka mundur te fitoje asnje titull ne MotoGP por ne 3 raste eshte renditur i dyti.

Ka marre pjese ne 285 gara me nje bilanc me 54 fitore dhe 153 podiume.

Sfidanti.al