Ishte një përballje në një fushë të vështirë dhe duhej dikush që të shkëlqente fort. Ky “dikush” ishte Janis Adetokumbo, i cili shënoi 41 pikë dhe realizoi një “dabëll dabëll” me 12 topa në tabela si dhe 6 asistë. Janisi bëri shumë gabime, dhe mori një vlerësim jo edhe aq të lartë (3), por gjithsesi ishte ai që shënoi më shumë dhe ishte figura qendrore në fitoren e Miluokit 141-131 në Indianapolis. Holidej shtoi 20 pikë, ndërsa Midëlton shkëlqeu me 17 pikë në vetëm 14 minuta e gjysmë. Miluoki është i treti në Lindje me 32 fitore e 17 humbje, pas Bostonit dhe Filadelfias.
Sfidanti.al